AlbanianSport.com 17.01.2017 20:35
ASNN – Duket se tashmë “telenovela” po shkon drejt zgjidhjes dhe Rei Manaj do të jetë një lojtar i Pizës për pjesën e dytë të sezonit.
Mediat italiane bëjnë të ditur se futbollisti do të zyrtarizohet si afrim i merkatos së janarit, pasi të kalojë kontrollet mjekësore.
Kartoni i tij do të zotërohet përsëri nga Interi. Manaj vjen nga një përvojë e dështuar te skuadra e Peskarës.
Piza që merr pjesë në Serinë B, duket si një mundësi për të luajtur sa më shumë minuta për 19-vjeçarin pa u larguar nga Italia.
Manaj është një titullar i kombëtares shqiptare të Nën-19-vjeçarëve, ndërsa është edhe në vëmendje të trajnerit Xhovani De Biazi.