AlbanianSport.com 30/10/2018 10:40
ASNN – Xhovani De Biazi e konfirmon: Përvoja ime me Shqipërinë e papërsëritshme, më bëri shumë të njohur. Trajneri italian ka folur dhe një herë tjetër në lidhje me përvojën që ai pati me skuadrën kuqezi për disa vite, që ai me plot entuziazëm i cilëson vite të mrekullueshme e shumë të suksesshme.
Duke folur për mediat italiane, De Biazi e ka cilësuar drejtimin e Shqipërisë si një eksperiencë unike në karrierën e tij si trajner e në të njëjtën kohë e bëri atë të njohur. Megjithatë, ai nuk la jashtë vëmendjes faktin se Federata Shqiptare e Futbollit iu bë pengesë të merrte në një moment të caktuar drejtimin e Italisë.
Ai komentoi gjithashtu dhe dështimin për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Armenisë pak javë më parë. “Përvoja në stolin e Shqipërisë, – thotë De Biazi, – ishte ndër më të rëndësishmet për mua, pse jo më e rëndësishmja në jetën time profesionale. Kemi bërë diçka që në fillim askush nuk mund ta imagjinonte, shkuam në “Euro 2016”.” “Besoj se ka lindur gjithçka nga puna e bërë dhe nga vullneti i lojtarëve, – vijon ai. – Stoli i Italisë? Kur u zgjodh Ventura, kam qenë shumë afër deri në momentin e fundit për t’u bërë axurr, por gjërat morën rrjedhë tjetër. Ndodhi sepse Federata Shqiptare e Futbollit nuk donte të më lironte, por edhe sepse Ventura ishte zgjedhur.”
“Isha shumë pranë, – vijon de Biazi, – por…. Tani dua të gjej një mundësi që të më pëlqejë. Kam refuzuar disa oferta që më kanë ardhur, mes tyre edhe përfaqësuesen e Armenisë.”