AlbanianSport.com 10/11/2018 17:35
ASNN – Sokol Cikalleshi luajti sërish sot në Superligën turke me skuadrën e Gëztepesë. U fut në fushë në minutën e 62-të, në vend të Kamerun Zheromit. Por nuk ia doli të ndryshojë fatin e ndeshjes në fushë të huaj ndaj Byjykshehir Beledije Erzurumsporit, që fitoi me rezultatin 2-1.
Në fakt, ato 30 minuta që luajti në fushë Cikalleshi bëri një paraqitje të mirë, ku ishte protagonist në ndërtimin e aksionit që çoi skuadrën e tij tek goli. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionatin turk që ai merr minuta dhe kjo është shumë domethënëse për ecurinë e tij, pasi lojtari vjen pas një dëmtimi të gjatë.
Theksojmë se pavarësisht ecurisë në rritje të tij dhe aktivizimin radhazi në disa ndeshje, trajneri Kristian Panuçi nuk preferoi ta fusë në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Skocisë dhe Uellsit. Sidoqoftë, në sfidat e ardhshme, Cikalleshi do ta fitojë një vend në Kombëtare, gjithmonë nëse do t’ia dalë të fitojë një vend titullari në radhët e skuadrës së Gëztepesë