Legjionarët / Cikalleshi, gol historik, shënon edhe Ajeti, Sadiku & Shpendi

Share Button

AlbanianSport.com 04/03/2024 15:00

ASNN – Paraqitjet e legjionarëve, Cikalleshi gol që e fut në histori, Ajeti shënon dhe shpallet lojtari i ndeshjes. Realizojnë edhe Sadiku dhe Kristian Shpendi. Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konjaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të falë një penalltie që e shndërroi në gol. Ky realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola, 27, në historinë e Konjasporit.

Edhe Armando Sadiku gjeti rrugën e rrjetës në kampionat, teksa realizoi golin e 3-të për skuadrën e tij, Mohun Bagan, në fitoren 3-0 ndaj Jamshedpur. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të dhe vulosi fitoren e Mohun Bagan me golin e tij. Një paraqitje fantastike këtë fundjavë zhvilloi edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol shumë të bukur në barazimin e skuadrës së tij, Klujzhit, 1-1 ndaj Farul Konstantës.

Ajeti e nisi si titullar dhe përveç golit, bëri një paraqitje shumë të mirë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.3, nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Goli këtë fundjavë erdhi edhe nga sulmuesi i shpresave, Kristian Shpendi, i cili realizoi në sfidën Çezena-Entela. Golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane, realizoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 4-0.

Sulmuesi kuqezi tani numëron 17-të gola në kampionat. Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Keidi Bare, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli, Mirlind Daku dhe Rey Manaj, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Arbnor Muja dhe Armando Broja.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh