Legjionarët / Cikalleshi e mbyll me Osmanllësporin, firmos me Akhisarin

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2019 22:40

ASNN – Merr fund pritja, Sokol Cikalleshi kalon tek Akhisarspor në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, i ka dhënë drejtim karrierës së tij, pasi, pas ndërprerjes së marrëdhënieve me ekipin e Gëztepesë, nuk preferoi ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Osmanllësporit që kishte kartonin e lojtarit, por iu ngjit ish-ekipit të tij, Akhisarsporit, klub me të cilin Cikallleshin e lidhin shumë gjëra. Sqarimet e nevojshme për kontratën e re dhe marrëveshjen e arritur me të dy klubet në bisedime, i ka bërë vetë sulmuesi kavajas.

i cili beson se me një kontratë 3.5 vjet tek Akhisarspor do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij. Nga ana tjetër, nëse arrin të luajë titullar, Cikalleshi do të marrë patjetër ftesë nga trajneri Kristian Panuçi. “Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! – shkruhet në një postim të Sokol Cikalleshit në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”. – Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për 2 arsye: E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin te pakta dhe për shume arsye kjo vazhdoi shumë gjatë!”

“E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit! – vijon ai. – Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3,5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme!”

“Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!”, – përfundon Cikalleshi postimin në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh