AlbanianSport.com 20.04.2016 23:45
ASNN – Çdo njeri ka momentin e vet dhe natyrshëm që do të synojë të përfitojë në maksimum nga kjo. Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Elseid Hysajn, i cili i ka vendosur kushte Napolit, duke kërkuar rinovimin e kontratës dhe rritjen e të ardhurave. Futbollisti shkodran kërkon rishikimin e kontratës me Napolin, ndërsa rritja e të ardhurave është kusht për qëndrimin e tij të skuadra italiane. Konfirmimi vjen nga vetë menaxheri i lojtarit, i cili, sipas tij, e ka merituar këtë në fushën e lojës.
E ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli do të varet nga oferta që klubi do t’i bëjë futbollistit për rinovimin e kontratës. I kthyer në një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës së tij, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pretendon rritjen e të ardhurave të tij. Këtë pretendim e ka justifikuar me paraqitjen në fushën e lojës, ndërsa kërkesët e tij janë konfirmuar nga vetë menaxheri i lojtarit, Mario Xhufredi. “Ai do të qëndrojë, por duhet duhet diskutuar nga ana ekonomike”, – ka thënë italiani.
“Pas një viti ka treguar se është një lojtar i nivelit të lartë, – ka vijuar menaxheri i Elseid Hysaj për mediat italiane. – Deri tani nuk kemi folur pasi skuadra përballet me objektivat e saj, por, në fund të kampionatit do të gjejmë një zgjidhje.” Mbrojtësi shkodran u transferua te Napoli në merkaton e verës, ndërsa për të marrë shërbimet e tij, klubi shpenzoi 4.5 milion euro. Hysaj firmosi një kontratë 5-vjeçare, nga e cila aktualisht fiton rreth 600 mijë euro në sezon.
Një shifër e konsiderueshme, por larg asaj që paguen shokët e tij të skuadrës. Për këtë arsye, por edhe për shkak të sezonit të shkëlqyer, Hysaj kërkon rinovimin e kontratës ku të parashikohet edhe rritja e të ardhurave të tij. Napoli duket se do t’ia plotësojë dëshirat pasi nuk do të rrezikojë të humbasë mbrojtësin, emri i të cilit është përfshirë, siç po duket, në listën e dëshirave të merkato së verës të klubeve të mëdhenj të Evropës,