AlbanianSport.com 11.02.2016 11:15
ASNN – Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, e ka udhëhequr skuadrën e tij, Nantën, drejt kualifikimit për në çerekfinale të Kupës së Francës, pasi fitores 4-3 të arritur mbrëmë në fushën e Bordosë. Miqtë e nisën shumë mirë ndeshjen pasi shënuan të parët në minutën e 6 me Bamusë. Por Kriveli arrin t’i shmanget Canës dhe barazon në minutën e 22-të, ndërsa në të 51-tën, vendasit kalojnë për herë të parë në epërsi me Bijogo Pokosë.
Megjithatë, Nanta barazon 15 minuta më vonë me Sigurthorson, duke i çuar shifrat në 2-2. Këto shifrat nuk ndryshojnë në 90 minuta, prandaj gjithçka iu drejtua dy kohëve shtesë nga 15 minuta secila. Pikërisht këtu nisi edhe drama. Malkomi kalon në epërsinë Bordonë në minutën e 98-të, duke krijuar iluzionin e një kualifikimi, mirëpo këtu luan hynë në lojë përvoja e Canës. Në minutën e 115-të, një skemë e Nantës gjen të papërgatitur skuadrën vendase.
Ishte një skemë e ngjashme me golin e Salihit ndaj Norvegjisë para tre vitesh, një goditje dënimi nga e djathta dhe Cana që i shmanget mbrojtësve për të goditur fuqishëm, aq sa portieri nuk e kap dot dhe Audeli e ka të lehtë të fusë topin në portë. 3 minuta më pas Cana është sërish protagonist, kur pas goditjes nga këndi, kapiteni i kombëtares kuqezi i kthen topin me kokë shokut të skuadrës Bedoja, që nuk e ka të vështirë për të shënuar dhe për të çuar të tijtë në çerekfinale.
Ndërkohë, në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti tjetër kuqezi, Ermir Lenjani.