Albaniansport.net 24.01.2016 09:25
ASNN – Lorik Cana luajti pak minuta për Nantën, në takimin e javës së 22 të Ligës së parë franceze ndaj Bordosë, por kaq i kanë mjaftuar për të shkaktuar një autogol. Kapiteni i Kombëtares ishte i pafat ne minutat e fundit, duke devijuar një top në portën e tij. Gabimi i Lorik Canës bëri që sfida të mbyllej në barazim 2-2.
Një fitore e mohuar në fund. Në të njëjtën sfidë Ermir Lenjani dha më të mirën e tij duke ndihmuar në aksionin e golit të dytë. Futbollisti shqiptar dha pasimin e fundit në për Alehandro Bedojën, i cili e dërgoi në rrjetë krosimin e saktë të shqiptarit. Me këtë rezultat, Nanta qëndron më mesin e renditjes.
Lorik Cana dhe Ermir Lenjani iu bashkuan këtë sezon Nantës. Për Canën ishte një rikthim në kampionatin francez, ku më parë është aktivizuar me dy gjigantet e futbollit të “galëve”, Paris SG-në dhe Olimpikun e Marsejës.