AlbanianSport.com 09.05.2015 19:50
ASNN – Kapiteni i përfaqësueses tonë kuqezi, Lorik Cana, nuk do të jetë në ndeshjen që Lacio e tij do të zhvillojë ndaj Interit këtë fundjavë. Pavarsisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe të vetë Canës për t’u rikuperuar në kohë për këtë takim, kosovari nuk ia doli të jetë në formë për këtë sfidë të rëndësishme në Serinë A të Kampionatit Italian të Futbollit.
Lajmin e hidhur e dhanë vetë mjekët, duke thënë se aktivizimi i tij është i pamundur. Por ata kujtuan se Cana do të rikuperohet shpejt dhe mund të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme. Sipas mjekëve, bashkë me Canën do të mungojë dhe Luliç. “Kundër zikaltërve nuk do të jenë me siguri që të dy. Llogarisim që ta integrojmë në grup shqiptarin nga java e ardhshme”, – tha mjeku Salvatori.