AlbanianSport.com 09.04.2015 17:05
ASNN – Burim Kukeli do të duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i FC Zyrihut, me të cilin Kukeli aktivizohet në Superligën e Zvicrës.
Mesfushori i kombëtares, që luajti për 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”, është dëmtuar në takimin e kësaj fundjave në Zvicër, ku skuadra e tij përballej me Lucernën, skuadër ku luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka.
Kukeli u detyra ta lërë fushën në ndeshjen me Luzernën në të 63-tën minutë dhe tanimë i duhet të qëndrojë pa luajtur për disa javë.
Koha e saktë e rekuperimit nuk është saktësuar, ndërsa 31-vjeçari është aktivizuar në 16 ndeshje në Superligën zvicerane, si dhe në pesë ndeshje në Ligën e Evropës.