AlbanianSport.com 11.08.2015 14:35
ASNN – Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erion Bogdani, ka ndjekur nga afër stërvitjet e Skënderbeut, ku dhe ka postuar një foto me Andi Lilën, për të cilin ka zëra që do i bashkohet ekipit korçar. Pasi i ka dhënë fund karrierës si futbollist, pak kohë më parë ai ka kryer kursin e organizuar nga FSHF dhe ka marrë licensën “UEFA PRO”, për të mos u shkëputur nga fushat e futbollit, por të ushtruar tani detyrën e trajnerit.
Duke qenë me pushime në Shqipëri, Bogdani, tani si “stazhier” në detyrën e trajnerit, ka menduar të ndjekë nga afër edhe stërvitjet e skuadrës “kampione”, Skënderbeut. Madje thuhet, se një gjë e tillë atij, i është sugjeruar edhe nga trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, pa përcaktuar qëllimin apo arsyen e këtyre vëzhgimeve. Qarkullojnë zëra në median italiane, se ish-sulmuesi i Kombëtares sonë, Erion Bogdani, sezonin e ri do të jetë pjesë e stafit teknik të Salernitanës në Serinë B.