AlbanianSport.com 23.06.2015 16:05
ASNN – Futbollistët shqiptarë po shënojnë rezultate të mira në futbollin evropian, por kohët e fundit ka zgjim edhe të teknikëve, të cilët përfaqësohen më së miri me Besnik Hasin, ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, që tani drejton Anderlehtin në Belgjikë.
Trajneri gjakovar ka lënë gjurmë të mira në stol në këto dy vjet në kampionatin belg dhe dje ai ia ka bërë “sefte” me skuadrën e tij, Anderlehtin, duke filluar stërvitjet për edicionin e ri.
Vitin e kaluar, Anderlehti e përfundoi sezonin në vendin e tretë, sezon të cilin e kishte filluar si “kampion” në fuqi. Dhe, pikërisht titulli i kampionit, është objektivi primar në sezonin e ri për Anderlehtin e Besnik Hasit.