AlbanianSport.com 24.09.2015 07:55
ASNN- Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha, ishte njeriu kyç në fitoren e skuadrës së tij, Melburn Viktori, me rezultatin 3-1, në kuadër të Kupës së Australisë ndaj Adelajdes.
Berisha e ndihmoi klubin e tij me golin e tretë, të cilin ai e realizoi në minutën e 82-të nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ky gol ishte i gjashti sezonal në kupë për sulmuesin shqiptar.
Skuadra e tij ka kaluar kështu në gjysmëfinale, ku pret të njohë edhe kundërshtarin e radhës. Besart Berisha mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Australisë, të njohur si “Liga A”.