AlbanianSport.com 05.08.2015 16:10
ASNN – Futbollisti me origjinë shqiptare, Besart Berisha, e ka filluar me gol sezonin e ri në Australi.
Sulmuesi ka shënuar golin e parë për ekipin e tij, Melbërn Viktori, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Australisë.
Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi ka shënuar golin e parë të sfidës që përfundoi me rezultatin 6-0, në minutën e 11-të.
Berisha ka qenë një ndër më të dalluarit e këtij takimi, ku tregon edhe njëherë formën mjaft të mirë që po kalon në kontinentin e largët.