AlbanianSport.com 28.12.2016 08:50
ASNN – Bernard Berisha u bashkohet shqiptarëve të tjerë te Terek Groznji. Mesfushori është transferuar nga Anzhi i Mahaçkallasë, duke firmosur një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë dhe duke u bashkuar me Bekim Balajn dhe Odise Roshin, të dy pika të forta të kësaj skuadre.
Berisha do të nisë stërvitjen me Terek Groznjin muajin e ardhshëm, njofton klubi çeçen. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës luan në kampionatin rus që prej fillimit të 2016-s, kur ai luante me Skënderbeun. Gjatë kësaj kohe, ai zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi 5 gola me Anzhin.
Kalimi te Terek Groznji i jep mundësinë Bernard Berishës të luajë me një ekip që pretendon të marrë pjesë në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Më herët, 25-vjeçari është aktivizuar edhe me Besën e Pejës në Kosovë, si dhe në Shqipëri me Besën e Kavajës dhe me Skënderbeun.