AlbanianSport.com 22.05.2015 09:15
ASNN – Portieri i përfaqësueses tonë, Etrit Berisha, nuk ka arritur të marrë trofeun e parë në Itali. Portieri i Kombëtares ka luajtur në finale e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Juventus. Ekipi torinez e ka fitua takimin pas 120 minutash lojë me rezultatin 2-1.
Berisha është aktivizuar gjatë të gjithë kohës dhe është lehtësuar me notën 5. Shqiptari nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe reagimet e tij nuk kanë qenë të duhurat gjatë golave duke patur pjesën e tij të fajit.
26-vjeçari nuk arriti ta justifikonte besimin e trajnerit Stefano Pioli. Thomas Strakosha e ka ndjekur takimin nga stoli, ndërsa Lorik Cana nuk është grumbulluar, pas nuk e ka kaluar ende dëmtimin.