AlbanianSport.com 20.11.2014 13:10
ASNN – Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka bërë të ditur se objektiv i ekipit kuqezi është kualifikimi në Euro 2016. Kombëtarja shqiptare po dëshmohet si një kundërshtare e fortë për çdo skuadër dhe këtë e tregoi edhe në dy miqësoret e zhvilluara së fundmi, atë ndaj Francës, ku mori një barazim 1-1 dhe atë kundër Italisë, ku u mund minimalisht. 0-1.
Por synimi i ekipit kuqezi është padyshim kualifikimi për në Kampionatin Evropian “Francë 2016” dhe këtë e përsëritur edhe portieri Etrit Berisha. “Është normale që mendjet tona është kualifikimi, dhe ne besojmë se ndeshja ndaj Armenisë mund të jenë vendimtare, ajo është si një finale për ne”, – ka deklaruar prishtinasi i cituar nga faqja sportive italiane, lazionews.eu.
“Qëllimi ynë është që të arrijmë pozitën vendin e parë ose të dytë në grupit dhe me këtë angazhim dhe dëshirë unë mendoj se ne mund të arrijmë diçka shumë pozitive”, – ka shtuar Ish-portieri i “2 korrikut” nga Prishtina dhe ekipit suedez, Kalmar, i cili beson se dy miqësoret e luajtur ndaj dy ekipeve më të mira në botë, Francës dhe Italisë, do të jenë motiv për ekipin kuqezi në ndeshjet e ardhshme.
Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri italian, Xhovani de Biazi zë vendin e tretë në tabelën e renditjes së Grupin I të Eliminatoreve të Evropianit 2014, me 4 pikë të grumbulluar, ku ka marrë një fitore, një barazim dhe një humbje, këtë të fundit në tavolinë me Serbinë. Tabelën e renditjes e kryeson Danimarka, me 7 pikë, ndërsa e dyta është Portugalia, me një më pak. Serbia dhe Armenia ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të, me nga një pikë secila.