Legjionarët / Berisha pret 11-metërsh, por Lacio mundet & rrezikon

Share Button

Etrit-Berisha-Lacio-Napoli-2015

AlbanianSport.com 10.05.2015 23:00

ASNN – Interi ka arritur një fitore të vështirë ndaj Lacios në Stadiumin “Olimpiko”. Ekipi i Mançinit ka mundur atë të Pioli me rezultatin 2-1. Vendasit kanë luajtur për shumë minuta me 9 lojtarë. I ndëshkuar me të kuq ka qenë edhe portieri Marketi, i zëvendësuar nga Berisha që priti në fund një 11-metërsh, por nuk arriti të shmangë humbjen. Hernanes ka shënuar 2 gola, duke i dhënë 3 pikë Interit, që është ngjitur në vendin e 7-të, duke patur ende shpresë për një vend në kupat e Evropës.

Është gjithmonë gati kur kanë nevojë për të. Etrit Berisha erdhi nga stoli dhe bëri gjënë më të vështirë të një portieri, priti 11-metërshin. Numri 1 i kombëtares shqiptare nuk lejoi në atë moment që Lacio të ishte në humbje ndaj Interit brenda në “Olimpiko”, duke hipnotizuar Mauro Ikardin. Ai shpreson që të ketë më shumë minuta në një skuadër të fortë që lufton për Ligën e Kampionëve, ndonëse këtë herë dështoi, për shkak edhe të dy lojtarëve përjashtuar.

Maurisio dhe portieri Marketi morën kartonë të kuq dhe e bënë të pavlefshëm golin e Kandrevës si dhe 11-metërshin e pritur nga Berisha. Një ish-futbollist i Lacios ndihmoi Interin. Hernanes shënoi dy herë dhe që të dyja herët festoi, duke marrë edhe sharjet e rënda të tifozëve vendas. Lacio, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e tretë duke e vënë në rrezik praninë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, Parma ka befasuar përsëri duke ndalur Napolin në një barazim 2-2. Skuadra e Lilës nuk ka më shpresa për të qëndruar në Serinë A, megjithatë po respekton kampionatin duke marrë pikë me një nga ekipet më të mirë. Parma i janë zbritur 7 pikë pas problemeve ekonomike çuan në falimentimin e kontrolluar. Empoli i Hysajt që e ka siguruar mbijetesën ka humbur derbin me Fiorentina me rezultatin 3-2.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh