Legjionarët / Berisha: Me Atalantën jam rritur mendërisht & profesionalisht

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2019 15:20

ASNN – Kush ka karakter të fortë, del me kokën lart në momentet më të vështira. Dhe Etrit Berisha këtë e di mirë. Dhe për gabimin e bërë në barazimin 1-1 ndaj Borusias, ai shprehet: “Ka qenë një goditje e rëndë, por të rimarrësh veten nga kjo është një gjë e mirë. Dhe unë sot ju them se, brenda meje, jam më i fortë. Eliminimi nga skuadra gjermane na bëri keq të gjithëve.” Ai ëndërron që të përfitojnë dhe të ringrihen nga eliminimi përballë Borusias së Dortmundit.

Dhe për këtë synojnë sërish Evropën për sezonin e ardhshëm. “Në kampionat kemi humbur disa pikë më shumë, por sidoqoftë Evropa është e mundur të arrihet, – ka thënë gardiani i portës së Kombëtares kuqezi. – Kemi 28 pikë. Na duhen edhe shumë për të arritur objektivin. Kemi besim se mund të luajmë me çdo skuadër të madhe”. Por për të bërë mirë me skuadrat e mëdha duhet të kalojnë edhe një tjetër stad: “Fillimisht duhet të kalojmë skuadrat e vogla”.

I lindur në Kosovë, më 19 mars 1989, për gjigantin nga Prishtina nisja ka qenë Zvicra në janar 2008. Me Kalmarin bëhet profesionist, e pas 5 vitesh vjen edhe futbolli i madh: “Oferta të ndryshme, – pohon ai. – Por  Tare ishte vendimtar e për këtë e falënderoj.” Edhe pse një hap larg Kievos, ai i thotë “po” Lacios.  “Ishte e pamundur ta refuzoja, por pas 3 sezonesh, si portier i dytë pas Marketit, doja të isha protagonist. Ndaj vendosa të provoj një aventurë të re.”

“Atalanta ishte një sfidë e re, shpresoja në një shans për të treguar vlerat e mia, – ka shtuar ish-portieri i 2 korrikut në Kosovë. – 83 ndeshje me këtë skuadër treguan që jam rritur mendërisht dhe profesionalisht.” Për të ardhmen, pasi ta ketë mbyllur me futbollin, Berisha ka një plan: “Të zbuloj talente dhe shpresoj shumë të hap një shkollë futbolli në Kosovë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh