AlbanianSport.com 05.05.2015 13:20
ASNN – Bekim Balaj nuk ndalet duke shënuar golin e gjashtë në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares ka ndihmuar Rijekën të barazojë 1-1 me Slaven Belupon, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të.
Bekim Balaj mbërriti te Rijeka gjatë merkatos së janarit, por është shënuesi më i mirë për këtë skuadër. Rijeka e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën eliminatore të Ligës së Evropës, pasi renditet në vendin e dytë.