AlbanianSport.com 10.01.2015 22:35
ASNN – Skuadra e Bazelit e “ka blinduar” praktikisht Taulant Xhakën, pasi mesfushori ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2018.
Mesfushori i kombëtares shqiptare firmosi kështu deri në vitin 2018 me skuadrën zviceriane, duke hedhur poshtë të gjithë zërat e merkatos.
Pas interesimit të disa skuadrave, klubi i Bazelit nuk ka dashur të rrezikojë, duke i ofruar një kontratë të re 23-vjeçarit, I cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Taulant Xhaka luan si titullar me Bazelin, ndërsa ka fituar një vend edhe në formacionin e Kombëtares së Shqipërisë, që pas grumbullimit nga trajneri Xhovani De Biazi.