AlbanianSport.com 10.05.2015 17:35
ASNN – Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj, ka shënuar golin e tretë kampionatin kroat për skuadrën e tij, Rijekën, ndaj NK Lokomotivës.
Vendasit kaluan në epërsi me dygolëshin e Tomasov, të fiksuar në minutën e 24-t dhe atë të 30-të.
Vetëm 6 minuta më vonë, shkodrani i çon shifrat në 3-0 . Por nuk ka mjaftuar me kaq, Bradariç mbyll pjesën e parë në 4-0.