AlbanianSport.com 14.05.2015 22:25
Në kampionatin kroat aktivizohet edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Bekim Balaj, i cili luan për Rijekën dhe ka shënuar gola të rëndësishëm për këtë skuadër. Ballafaqimi midis dy sulmuesve dhe skuadrave përkatëse ku aktivizohen ndodhi pak ditë më parë dhe duelin e fitoi shkodrani Balaj, i cili dha pasimin për njërin prej dy golave.
Ndërkohë, mediat kroate e vlerësuan lart paraqitjen e të dy sulmuesve tanë, duke thënë se statura e tyre është për një nivel më të lartë futbolli. Mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat në merkato, nëse Cikalleshi do të pranojë ofertën e klubeve italiane apo të ndonjë klubi tjetër në Evropë, apo do të vijojë të luajë për RNK Splitin në kampionatin kroat.
Ajo që dihet me siguri është se trajneri i Kombëtares Xhovani de Biazi e ka në planet e tij të së ardhmes dhe në këtë sezon Cikalleshi ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, me përjashtim të sfidës së parë të luajtur ndaj Portugalisë, ndeshje të cilën kuqezinjtë e fituan 1-0 falë golit të Bekim Balës.