AlbanianSport.com 07.12.2016 11:15
ASNN – Azdren Lullaku nuk njeh limite në kampionatin rumun. Futbollisti i Kombëtares realizoi edhe 2 gola të tjerë me Gaz Metan, duke e çuar në 16 në total në këtë sezon, duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Futbollisti 28-vjeçar nuk gaboi nga pika e 11-metërshit duke treguar se është një lider në Ligën e Parë të Rumanisë. Llullaku ndihmoi Gaz Metanit të fitonte 4-0 takimin e javës së 19-të me Dinamon e Bukureshtit, të zhvilluar mbrëmjen e së hënës.
Mesfushori me tipare sulmuese po gëzon një formë të shkëlqyer, pasi realizon mesatarisht çdo 105 minuta. Azdren Llullaku është shënuesi më i mirë këtë sezon mes lojtarëve të Kombëtares, por ende nuk ka festuar golin me fanellën kuqezi.
Llullaku ishte titullar me Lihtenshtejnin dhe Izraelin, duke patur edhe një rast të mirë për shënim, por pa arritur dot të gjejë dot rrugën e rrjetës në atë fitore 2-0 ndaj përfaqësueses së Principatës.