Legjionarët / Australia, elozhe Berishës: “He is simply the BESt out there!”

Share Button

Besart-Berisha-MV-gol-finale-2015

AlbanianSport.com 19.05.2015 14:35

ASNN – Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ishte ai që çeli serinë e golave në finalen e madhe të kampionatit australian të futbollit, të fituar nga Melbërn Viktori me rezultatin 3-0 ndaj rivales FC Sidnejit, fitore që i dha titullin e tretë “kampion” skuadrës tjetër të Melbërnit dhe po ashtu sulmuesit kosovar, i cili kishte fituar edhe dy tituj të tjerë me Brisbejn Roar.

Pesë gola në finalen e madhe e kanë kthyer Berishën në një “të veçantë” (special one). Gazeta e madhe australiane “The Courier Mail” i ka kushtuar një speciale Berishës, me një titull shumë kuptimplotë: “He is simply the BESt out there” (“Ai është thjesht më i miri atje”), duke bërë një lojë më fjalën “BEST” (më i mirë), ku shkronjat “BES” janë shkruar me të kuqe, e që janë 3 gërmat e para të emrit të Besartit.

Po kështu, titulli i gazetës australiane luan edhe me idenë e fjalës “beast” (egërsira), pasi shpesh Berisha është përshkruar si një futbollist i egër dhe “i çmendur”, një “kafshë” e vërtetë. Në fakt, finalet e mëdha shndërrohen në momente historike dhe protagonisti i tyre bëhet hero. Në këtë rast, ai është Besart Berisha, futbollisti që nga viti në vit po konfirmohet si një ndër yjet më të shndritshëm të kampionatit australian.

E thonë këtë mediat vendase, teksa i thurin elozhe pa fund sulmuesit nga Prishtina. Njëlloj si në dy finalet e mëparshme, Besarti tregoi se në ndeshje të mëdha ai bën gjithçka për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij. E kishte bërë në të shkuarën me Brisbejn Roar në 2012-n dhe 2014-n dhe e bëri sërish, por këtë herë me fanellën e Melbërn Viktori.

Ishte goli i avantazhit i Berishës që i dha zemër skuadrës së tij për të ecur drejt triumfit dhe kështu ndodhi. Jehona e suksesit vazhdon ende edhe pse kanë kaluar disa ditë dhe protagonist i padiskutueshëm ishte 29-vjeçari shqiptar, i cili ka ngritur lart emrin e shqiptarëve në kontinentin e largët. Me të drejtë, opinionistët në Australi i kanë dhënë notën maksimale.

Besart Berisha e ka merituar çdo fjalë të mirë e vlerësim për atë që ka dhënë në fushë. “Ai është një sulmues protagonist, është një shqiptar i çmendur që rrit temperaturat sapo zbret në fushë”, – shkruan eksperti i “The Age”, Majkëll Linç. Ndërkohë edicioni australian i “The Guardian”, në një shkrim dedikuar Berishës nënvizon se ishte ky futbollist briliant, çelësi për suksesin në finale kundër Sidnej FC.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh