AlbanianSport.com 02.12.2015 14:20
ASNN – Pas një sezoni mbresëlënës me Empolin, Elseid Hysaj e ka nisur mjaft bindshëm sezonin e ri me Napolin, ndërsa ishte vendimtar për Kombëtaren kuqezi drejt kualifikimit historik për në Evropianin e vitit të ardhshëm. Kjo ka bërë që shqiptari të vlerësohet edhe nga njëri prej ekspertëve më të njohur të futbollit botëror, siç është ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki.
Elseid Hysaj po kalon një formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni në Serinë A të futbollit italian me Napolin dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka marrë lëvdata nga ish-trajneri i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Arrigo Saki. “Napoli është një skuadër e organizuar shumë mirë kolektivisht, por edhe me lojtarë që janë në gjendje të bëjnë diferencën”, – ka deklaruar ish-trajneri i Milanit, duke folur për të përditshmen e mirënjohur sportive italiane, “Gazzeta Dello Sport”.
“Për organizimin e lojës po punojnë shumë mirë të rinjtë, Hysaj, Zhorzhinjo dhe Insinje, ashtu si edhe Hamshiku, të cilit i mungojnë vetëm golat. Megjithatë, Napoli nuk ka një skuadër me aq shumë lojtarë cilësorë siç i kanë ekipe të tilla si Juventusi, Interi, Roma apo edhe Milani”, – përfundoi Saki për “Gazzeta dello Sport”. Pas një sezoni mbresëlës me Empolin, Elseid Hysaj e ka nisur mjaft bindshëm sezonin e ri me Napolin, ndërsa ishte vendimtar për Kombëtaren kuqezi drejt kualifikimit historik për në “Euro 2016”.