AlbanianSport.com 03.01.2017 15:15
ASNN – Natyrisht që jemi në periudhë merkato dhe një pjesë e mirë e atyre që thuehen e shkruhen jo gjithmonë materializohen. Megjithatë, duket se kolonia shqiptare në futbollin italian, do të vazhdojë të shtohet në numër. Kështu, është Palermo që po kalon momente të vështira.
Ekipi siçilian ka si objektiv t’i shpëtojë rënies nga kategoria dhe drejtuesit synojnë të përforcojnë grupin e lojtarëve. Dhe, sipas mediave vendase, do të jenë 6 ose 7 numri i përforcimeve të përvijuara për merkato e janarit. Mes emrave të publikuar nga “Corriere dello Sport” figurojnë edhe të dy futbollistëve të Kombëtares.
Bëhet fjalë për Armando Sadikun dhe Jahmir Hyka. Të dy luajnë në Zvicër prej kohësh dhe janë në fund të kontratës, përkatësisht me FC Zyrihun dhe Lucernën. Ndërkohë, edhe pse jo në ditët më të mira, Palermo mund të jetë një mundësi e mirë për dy shqiptarët për të nisur një aventurë të re në Serinë A.
Nuk përmenden lëvizje konkrete, por merkato e janarit sapo ka nisur. Të dy duan të kenë luajnë me një tjetër ekip dhe presin ofertën e duhur, por nëse lëvizja bëhet në këtë merkato duhet edhe aprovimi i klubit aktual. Nuk dihet sesa mund të ketë ndikuar në këtë edhe trajneri italian i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi.