AlbanianSport.com 27.07.2015 11:35
ASNN – Të tjerë gola shqiptarë në Evropë. Pas Shkëlzen Gashit edhe dy sulmuesit e tjerë të kombëtares kuqezi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku konfirmojën formën e shkëlqyer që po kalojnë në këtë fillim sezoni me skuadrat e tyre.
Një gol të rëndësishëm shënoi në kampionatin zvcerian edhe sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. Futbollisti ndihmoi ekipin e tij të FC Zyrihut në një barazim të vështirë 2-2 në fushën e Vaduzit.
Sadiku shënoi me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë. Ndeshja mes Vaduzit dhe FC Zyrihut ishte e gjitha shqiptare, pasi nga minuta e parë luajtën edhe tre futbollistë të tjerë të përfaqësueses kuqezi, Kukeli, Aliji dhe Xhimshiti.
Sulmuesi kuqezi realizoi nga pika e bardhe golin e parë për ekipin në minutën e 45-të të takimit, për të fiksuar barazimin e përkohshëm në 1-1. Ndërkohë vendasit kishin realizuar të parët në minutën e 28-të,. me anë të Muntulierit.
Ky i fundit edhe në pjesën e dytë e riktheu skuadrën në epërsi, 2-1. Por nuk ka vonuar dhe goli i barazimit për Zyrihun nga Etoundi në minutën e 71-të, duke e mbyllur sfidën në shifrat e barabarta 2-2.