AlbanianSport.com 06.02.2016 08:55
ASNN – Arlind Ajeti nuk do të mungojë gjatë, ndërsa është e sigurt që nuk do të jetë në takimin e skuadrës së tij, Frosinones, me Juventusin që do të zhvillohet të dielën.
Klubi i Frosinones njofton se problemet muskulore, që e detyruan mbrojtësin të linte fushën pas pak minutash në takimin me Bolonjën, nuk janë shqetësuese.
Arlind Ajeti nuk ka marrë pjesë në stërvitje, ndërsa në ditët në vijim pritet të qartësohet me shumë koha që do të qëndrojë larg fushave.
22-vjeçari është aktivizuar në 5 ndeshje me Frosinonen në Serinë A, duke mbetur kandidat për vendin e titullarit në Kombëtaren kuqezi për Evropianin e verës.