AlbanianSport.com 23.09.2015 08:45
ASNN – Mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli, luajti të dielën ndeshjen e tij të 150-të me skuadrën e Karabakut në kampionatin azerbajxhanas, duke qenë një nga futbollistët më jetëgjatë tek ky ekip dhe natyrisht një nga më të vlerësuarit.
Me një përvojë të gjatë dhe shumë punëtor, ai ia doli që të fitojë në fushë dhe në fund të festojë për një sukses të shumëfishtë, sepse fitoren e pati si kapiten ekipi dhe me një ndeshje jubilare.
“Dje luajta për herë të 150 me Karbakun dhe ishte hera e parë si kapiten. Në fakt ne fituam takimin dhe ishte një kënaqësi e trefishtë” – ka shkruar Agolli në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Duhet theksuar se 34-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares kuqezi dhe mund të cilësohet një nga eksportet më të suksesshme të kampionatit shqiptar drejt futbollit kontinental të klubeve.