Adriatik Balla 19.09.2015 07:15
Mbrojtësi kuqezi Ansi Agolli ishte nga më të mirët për skuadrën e tij, Karabakun e Azerbajxhanit, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës ndaj Totenhemit.
Agolli fitoi 11-metërshin që u shndërrua në gol nga azerët dhe gjatë gjithë kohës ishte një lojtar i qëndrueshëm dhe me vlerësim maksimal, dëshmuar me ndihmën e madhe që i dha skuadrës së tij në këtë takim.
Pavarësisht se Karabaku humbi, shqiptari mori notën më të lartë të paraqitjes në këtë ndeshje dhe është padyshim një nga shtyllat e skuadrës së tij. Jo rastësisht presidenca e Karabakut e vlerëson maksimalisht Agollin dhe i ka rinovuar kontratën.