AlbanianSport.com 18.05.2015 10:05
ASNN – Ansi Agolli dhe Admir Teli fituan titullin “kampion” në Azerbajxhan, pas fitores 1-0 të Karabakut kundër Symqçajit, me një gol të Korl Lëruasë në minutën e 33-të.
Të dy lojtarët shqiptarë luajtën si titullarë, por me Agollin që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90-të. Për të dy ky është titulli i dytë “kampion” në Azerbajxhan.
Më 3 qershor 2015, Agolli dhe Teli kanë shansin të fitojnë dhe Kupën e Azerbajxhanit pasi janë në finale kundër Neftçit të Bakusë.
Ndërkohë, dy ditë më parë sulmuesi Xhevair Sukaj fitoi titullin “kampion” në Iran me Sepahanin.
Kurse pak javë më parë ishte Endri Çekiçi ai që fitoi trofeun me Dinamon e Zagrebit, ashtu siç kanë bërë në Zvicër, Gashi, Xhaka dhe Aliji, që luajnë për Bazelin.