Legjionarët / Andi Lila, stërvitje me Skënderbeun… në gjurmët e Salihit?

Share Button

Andi-Lila-Tefik-Osmani-Skenderbeu

AlbanianSport.com 11.08.2015 18:20

ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, është tashme në kërkim të një ekipi të ri, pas largimit nga Seria A, ku luante me Parmën. Duke qenë pa një skuadër, Lila u ka kërkuar drejtuesve të Skënderbeut që të stërvitet përkohësisht me ta dhe korçarët për të mos humbur formën e tij fizike. Një kërkesë kjo që është pranuar menjëherë nga lojtarët e ekipit “kampion” të Shqipërisë.

“Në pritje të skuadrës së re po stërvitem me Skënderbeun. Falenderoj çunat për mikpritjen”, ka shkruar Lila në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. Duhet kujtuar se të njëjtën ka gjë ka bërë edhe Hamdi Salihi, i cili iu bashkua kampionëve, pra vetëm për stërvitje, por në fund arriti akordin për të luajtur me ta në ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Duke parë se Lila është një futbollist i lirë, nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet ekipit korçar për ndeshjen e radhës në “play-off” përballë Dinamos së Zagrebit. Edhe trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi e ka mbështetur bashkimin e mbrojtësit Lila me Skënderbeun, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet ekipit korçar për ndeshjet e radhës.

“Andi Lila te Skënderbeu? “Kurrë, mos thuaj kurrë”! Është një mësim i jetës, që nuk duhet harruar”, – ka thënë De Biazi. Drejtuesi e kampionëve, presidenti Takaj dhe trajneri Josa, prej kohësh janë vënë në kërkim të një mbrojtësi cilësor për Skënderbeun. Dëmtimi i Osmanit dhe pezullimi i Arapit 3 ndeshje nga UEFA, pas marrjes së kartonit të kuq ndaj Krusejdërs, e kanë vënë në gjendje emergjence skuadrën korçare.

“Kam mësuar se Skënderbeu do ta forcojë ekipin, synon të marrë Andi Lilën, ish-lojtarin e Parmës, i cili është një futbollist i lirë dhe në vitet më të mira të karrierës, 29 vjeç. Nëse ata duan të kenë sukses, ky përforcim do të jetë një aset i fuqishëm i Skënderbeut kundër Dinamos,” citohet të ketë thënë trajneri i Kombëtares sonë Xhani De Biazi, sipas gazetës kroate “Jutarnji List”.

Në një shkrim të sajin sot, e përditshmja e mirënjohur kroate paralajmëron Dinamon për forcën e Skënderbeut. Duhet të presim ditët në vijim për të parë nëse Lila do të zgjedhe Skënderbeun, apo do të shikojë përtej Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh