AlbanianSport.com 04.06.2015 09:55
ASNN – Amir Abrashi do të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është blerja më e re e skuadrës së Frajburgut dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të.
Abrashi është prezantuar zyrtarisht nga klubi gjerman, pasi u transferua me parametra zero nga ekipi zvicerian i Gras’hopersit, ku luajti gjatë 5 viteve të fundit. Ende nuk janë zbuluar detajet financiare të kontratës së lojtarit me Frajburgun.
Por sipas mediave zviceriane Abrashi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Freiburgu zbriti këtë sezon në Bundesligën e 2-të gjermane, ndërsa klubi kërkon që të kthehet sa më shpejt në kampionatin elitar të futbollit gjerman.