AlbanianSport.com 04.04.2015 15:55
ASNN – Amir Abrashi nuk arriti të shënonte me Kombëtaren të dielën me Armeninë, por e ka bërë këtë me Gras’hopersin.
Skuadra nga Zyrihu ka mundur thellë Sionin, me shifrat 5-0, në fushën e tij dhe goli i dytë u realizua nga mesfushori shqiptar.
Abrashi nuk shënonte prej 6 muajsh dhe ky ka qenë një gol çlirues për të. Ndërkaq, ka patur disfatë për futbollistin tjetër shqiptar Naser Alijin.
Ekipi i tij, Vaduzi, ka humbur përballjen me Jang Bojsin me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për javën e saj të 26-të.