Legjionarët / Amir Abrashi: Fizikisht jam më mirë se ç’kam qenë prej kohësh

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2024 15:20

ASNN – Gras’hopersi është në një gjendje pezull për shkak se së shpejti pritet të futet në pronësi të re, procedurë që do të zgjasë të paktën deri në muajin e ardhshëm. Për shkak të kësaj procedure Amir Abrashit ende nuk i është ofruar rinovimi i kontratës pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni. 33-vjeçarit aspak nuk i intereson kjo çështje pasi me padurim po e pret rifillimin e edicionit në Superligën e Zvicrës, që nis fundjavën e ardhshme, më 20 janar 2024.

Ndeshjen e parë në kampionat për këtë viti Gras’hopersi do ta luajë në fushë të huaj përballë skuadrës së Jang Bojsit që kryeson tabelën e renditjes. “Unë nuk e di se çfarë po ndodh në prapaskenë dhe po e injoroj gjithë këtë situatë, – ka thënë Abrashi. – Ne i marrim pagat dhe nuk mund të ndikojmë asgjë në këtë procedurë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të japim gjithçka në fushë pasi këtë ua kemi borxh tifozëve tanë.” Ai vetë udhëheq rrugën si shembull i mirë, si udhëheqës.

Për herë të parë në gati 7 vjet, ai nuk ka më probleme me dëmtimet, ka qenë në fushë në 17 nga 18 ndeshjet e fazës paraprake, duke munguar vetëm një herë për shkak të pezullimit nga kartonët. Trajneri Bruno Berner është plot lëvdata për kapitenin e tij edhe pse ende nuk është diskutuar për kontratën e Abrashit, që skadon në qershor. Megjithatë, mund të supozohet se Abrashi do të mbetet pjesë e Gras’hopersit edhe pas një ndryshimi të mundshëm të investitorëve.

Kapiteni është shumë i rëndësishëm për klubin, pasi luan një rol kryesor në qendër të mesfushës. “Po shikoj nga java në javë, – ka thënë Abrashi. – Fizikisht jam më i gatshëm sesa kam qenë për një kohë të gjatë. Më pëlqen çdo ndeshje që e luaj dhe kjo ka rëndësi të madhe për mua.” Më tej, ai ka folur edhe për rinovimin aktual të kontratës. “Së pari duhet të luaj në fushë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi Abrashi, që u rikthye te Gras’hopersi në verën e vitit 2021. Ai ka lujtur edhe 50 ndeshje dhe një gol të shënuar me Shqipërinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh