AlbanianSport.com 14.01.2017 07:55
ASNN – Edhe pse thjesht në një miqësore, për Albion Avdijaj, ky ishte një gol i rëndësishëm, sepse i kthehet kësaj ndjesie pas disa muajsh mungesë.
Sulmuesi shqiptar i Vaduzit shënoi golin e katërt dhe të atë fitoren për ekipin e tij, në triumfin 4-3 të arritur ndah Standardit të Liezhit, në takimin e zhvilluar në Spanjë.
23-vjeçari shmangu mbrojtësit dhe portierin kundërshtar në fillimin e pjesës së dytë, pak pasi kishte hyrë në fushë, duke përshëndetur rrjetën.
Në të kaluarën, Albion Avdijaj është aktivizuar edhe me përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, që njihet ndryshe si Shpresat.