AlbanianSport.com 14.09.2015 16:35
ASNN – Alban Meha kthehet në vendimtar për Konjasporin. Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushë në fitoren e parë të skuadrës së tij në këtë sezon të Superligës së Turqisë.
Falë Mehës ekipi arriti përmbysjen duke mundur me rezultatin 2-1 Osmansporin. Një sukses në fushë kundërshtare me futbollistin shqiptar, i cili dha pasimin e golit të parë dhe realizoi golin e dytë.
Alban Meha, i cili kaloi këtë verë te skuadra e Konjasporit ka shënuar më parë edhe një tjetër gol, atë në humbjen 1-4 me Gallatasarajin. Në Turqi luan edhe shqiptari tjetër, Sokol Cikalleshi.
Skuadra ku luan sulmuesi kavajas u mund me rezultatin 0-2 nga Beshiktashi, kundërshtari i Skënderbeut në Ligën e Evropës.