AlbanianSport.com 20.02.2016 15:15
ASNN – Një tjetër futbollist shqiptar që zbriti në fushën e lojës ishte Alban Meha në Turqi. Mesfushori ndihmoi Konjasporin të fitojë dhe të ngjitet në vendin e tretë të kampionatit turk.
Vazhdon të qëndrojë larg golit prej javës, por me lojën e tij Alban Meha ishte edhe një herë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Koniasporit në kampionatin turk. Mesfushori i kombëtares shqiptare ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 2-1 kundër Sivasporit.
Sërish titullar, Meha provoi disa herë të gjente golin me goditjet standarde që janë dhe specialiteti i tij, por nuk arriti të shënojë. Gjithsesi, ai mori duartrokitjet e tifozëvë kur la fushën e lojës në limitet e kohës së rregullt.
Kjo ishte ndeshja e 17-të si titullar e Alban Mehës, që bashkë me Konjasporin ngjitet në vendin e tretë të renditjes dhe është shumë pranë objektivit për të luajtur në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.