AlbanianSport.com 07.12.2015 07:05
ASNN – Arlind Ajeti ka provuar stolin e tij të parë me fanellën e një skuadre të Serisë A, pasi dje ndaj Veronës është ulur në pritje për të debutuar, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ai e ka ndjekur humbjen e thellë nga stoli i rezervave dhe, ndoshta, javën e ardhshme, mund të ketë edhe shanset e tij.
Në fakt, vetëm dy ditë më parë mbërriti federimi për mbrojtësin e kombëtares kuqezi, pasi ndërhyri edhe Federata Zvicerane e Futbollit.
“Jam gati, më mjafton vetëm që të prek fushën. Serie A ishte ëndrra ime”, – u shpreh ish-lojtari i Bazelit, me të cilin i skadoi kontrata në qershor të këtij viti.