Adriatik Balla 27.05.2015 08:50
Mbrojtësi Ansi Agolli po kalon momentet më të mira të karrierës së tij pasi disa ditë më parë u shpall për të dytën herë radhazi “kampion” i Azerbajxhanit me skuadrën e Karabakut. 33-vjeçari i Kombëtares shqiptare flet për mediat azere pas zyrtarizimit të titullit të këtij sezoni duke u shprehur mjaft i lumtur për këtë trofe.
“Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i lumtur që arritëm të shpalleshim sërish “kampionë” të Azerbajxhanit”, – thekson Agolli duke u ndalur më tej edhe të një falënderim i veçantë për tifozët e skuadrës së Karabakut. “Tifozët tanë kanë
pasur një rol shumë të rëndësishëm në luftën që zhvilluam gjatë gjithë sezonit dhe për këtë dua t’i falënderoj shumë sepse nuk na kanë braktisur asnjëherë”, – ka shtuar ai.
Në fund të intervistës, Agolli përqendrohet te finalja e Kupës së Azerbajxhanit kundër Neftçit të Bakusë, duke vlerësuar kundërshtarin. “Ata janë një ekip i mirëorganizuar por ne nuk kemi frikë dhe kërkojmë të fitojmë edhe Kupën. Do të japim maksimumin për t’ia
dalë mbanë”, e përfundon intervistën e tij lojtari kuqezi.