AlbanianSport.com 25/10/2018 15:15
ASNN – Klubi i Interit mësoi këtë të premte edhe zyrtarisht presidentin e ri të tij. Bëhet fjalë për Stivën Zheng, i cili zëvendëson në këtë detyrë Erik Thohirin, që ishte president i zikaltërve gjatë pesë vjetëve të fundit. Zhengu është presidenti i 21-të në historinë e Interit.
Ai është i biri i Zhang Xhindongut, kreut të “Suning Holdings Group” që në vitin 2016 kishte blerë shumicën e aksioneve të ekipit. Xhindongu gjatë dy viteve të fundit ka qenë në bordin e drejtorëve të klubit dhe përgjegjës për të. Ishte vetë klubi zikaltër që njoftoi për zyrtarizimin si president të Zhang.
“Klubi, njerëzit e tij dhe qyteti ynë të kanë pritur. Mirësevjen, presidenti Zhang”, – thuhet në xhirimin e shkurtër që vetë Interi ka postuar në rrjetet sociale. Aktualisht Interi është një rival i fortë i Juventusit në Serinë A italiane, ndërsa ka pasur një ecuri të kënaqshme në Ligën e Kampioneve, ku ka mundur Totenhemin dhe PSV Eindhoven, por këtë javë u thye nga Barcelona.