Lamellari: S’i trembem Kotorrit, ai s’është si më parë, unë jam në kulm

Share Button

Tirana-Dinamo-1-0-Lamellari-2015

Gjergj Vyshka 20.01.2014 07:55

Portieri i Dinamos, që ka përballuar 3 vjet Kategorinë e Parë, nuk druhet nga Kotorri: “Kam biseduar dhe me trajnerin Mehmeti dhe më ka thënë që do të jem titullar”. “Konkurrenca i bën mirë gjithkujt dhe unë nuk kam frikë. Jam në kulmin tim dhe tani kam formën më të mirë jo vetëm për të qenë portieri i Dinamos, por dhe i çdo skuadre tjetër”. Kështu e ka nisur bisedën e tij për “Gazeta e Sportit”, portieri i Dinamos, Daniel Lamellari, i cili për tre vjet rresht, i fundit 2014-2015, ka përballuar ngarkesën dhe vështirësinë e të luajturit në Kategorinë e Parë.

Sigurisht që ardhja e Elvis Kotorrit, portieri i cili është shpallur dy herë kampion me Dinamon, në sezonet 2007-2008 dhe 2009-2010, duket sikur ka prishur ca humorin e Lamellarit, po pse jo dhe të Gugës, i cili është portieri i dytë i bluve. Megjithatë, edhe pasi ka folur me trajnerin Mehmeti, Lamellari duket se ka marrë garancinë për të vazhduar e për të luajtur mes dy shtyllave të Dinamos. Lamellari pranon që kampionati është i gjatë, aq më tepër që ka dy kartonë të verdhë dhe me një tjetër do të jetë i detyruar që të qëndrojë në tribunë.

Pa thënë që dëmtimet janë pjesë shoqëruese e karrierës së një futbollisti. “Unë kam folur me trajnerin, – ka vijuar Lamellari. – Më ka thënë që mund të jetë për dy ndeshje, duke ditur edhe problemet që kam unë. Por në pjesën më të madhe do të jem unë titullar i portës së Dinamos. Është e vërtetë që Kotorri ka dalë “kampion” me Dinamon. Por megjithatë të gjithë bindemi që nuk mund të jetë ai i viteve më parë në shkëlqimin e tij. Nëse ai pranon të vijë me këto kushte që është Dinamo aktualisht është i mirëseardhur.”

“Gjithsesi unë kam respekt për të dhe stërvitja e fusha do ta tregojë së kush do ta meritojë të jetë mes dy shtyllave”, – ka shtuar ai. Lamellarit nuk i kanë munguar ofertat, sikurse ka ndodhur dhe gjatë verës, teksa ishte pjesë e Laçit në Ligën e Evropës. “Kam pasur telefonata nga kurbinasit, apo dhe ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, – ka zbuluar gardiani i portës së bluve të kryeqytetit. – Por unë nuk mund të pranoj të shkoj tek Laçi për portier i dytë.”

“Kështu që më vlen më tepër të vazhdoj të luajë për Dinamon dhe më pas të shohim”, – ka theksuar Lamellari. Ndërkohë ashtu sikurse të tjerët edhe Lamellari gjykon që skuadrës i duhet një farë kohe të përshtatet me të gjithë të ardhurit e tjerë. “Kategoria e Parë do të jetë e vështirë dhe gara është shumë e fortë. Megjithatë me ardhjet e reja dhe me gjithçka tjetër që po bën Dinamo mendoj se e meritojmë Kategorinë Superiore”, ka përfunduar portieri i Dinamos, Daniel Lamellari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh