AlbanianSport.com 07/11/2021 17:55
ASNN – Janë luajtur të dielën dy takime të tjera të javës së 8-të të Kategorisë Superiore dhe Laçi dhe Partizani kanë korrur fitore identike, 2-0, përkatësisht në fushë e vet ndaj Teutës dhe në fushë të huaj ndaj Kastriotit. Takimi i fundit i kësaj jave, Egnatia-Vllaznia, luhet të hënën pasdreke në Rrogozhinë. Në ndeshjen e luajtur në fushën e vet, ngadhënjeu skuadra e Laçit, e cila arriti të mposhtë kampionët në fuqi me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 43-të, ndërsa goli i dytë për kurbinasit erdhi në minutat shtresë nga Guindo.
Po në pjesën e dytë për skuadrën e Teutës u ndëshkua me karton të kuq Xheksoni për një ndërhyrje të gabuar ndaj Regi Lushkjes. Kujtojmë se në këtë ndeshje kurbinasve iu anulua një gol në minutën e parë të ndeshjes për pozicion jashtë loje të sulmuesit Giundo. Kështu pra, në takimin tjetër të javës së 8-të, të luajtur gjithashtu të dielën pasdreke, Laçi ka mposhtur me të njëjtat shifra Teutën, gjithashtu me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Në fund të pjesës së parë, vjen një goditjeje dënimi nga Mentor Mazrekaj, që ishte në fakt gjysmë gjuajtje dhe gjysmë harkim.
Dhe topi përfundon në rrjetës pa u devijuar nga asnjë futbollist. Edhe në pjesën e dytë, është Laçi që mbizotëron dhe këmbëngul më tepër, ndërsa në krahun tjetër, detyra e Teutës bëhet edhe më e vështirë 11 minuta para fundit, teksa Xhekson ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadrën durrsake me 10 lojtarë. Nga kjo përfitojnë kurbinasit, që në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, anë të Guindosë, realizojnë golin e dytë, pas disa kombinimeve dhe sulmuesi tregohet i saktë para porte duke mos gabuar atë goditje.
Laçi mposht kështu Teutën 2-0 dhe ngjitet hëpërhë në vendin e 4-t të renditjes, me 8 pikë, një më pak sesa durrsakët.