AlbanianSport.com 11/01/2019 15:40
ASNN – Selmani flet për Laçin në Evropë: Jemi të fortë, rivalët e dinë se titulli kalon nga ne. Portieri 20-vjeçar i Laçit, Gentian Selmani, ka dhënë një mendim të ezauruar për pozitat e skuadrës kurbinase dhe njëherësh për rivalitetin në Kategorinë Superiore, ku e sheh ekipin e tij në pozita të forta e premtuese. Për Selmanin, sikurse dhe për të gjithë lojtarët e Laçit, situata është premtuese dhe sipas tij, rivalët e dinë që fatet e titullit kalojnë nga fusha e tyre.
“Po zhvillojmë një fazë të mirë, – shprehet Selmani për mediat sportive të ditës, – duke u stërvitur me nga dy seanca dhe shpresoj që të kemi një formë sa më të mirë gjatë kampionatit. Duhet të japim 100 % këtu në fazën përgatitore, për të qenë në formën më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave”. Tek kurbinasit ka pasur afrime, por Selmani nuk trembet dhe thotë se i pëlqen konkurrenca. Madje ai sqaroi edhe situatën rreth ofertave.
“Nuk mendoj për oferta, – theksoi më tej Selmani, – pasi për momentin jam pjesë e Laçit dhe do të respektoj deri në fund klubin. Konkurrenca është e mirë për çdo portier dhe për çdo lojtar, dhe të jem motivim më të madh. Unë nuk kam frikë dhe jam gati të jap më të mirën. Ne si synim gjithmonë me trajnerin kemi vendosur që t’i japim rëndësi ndeshjes së radhës. Jemi në garë për një vend në Evropë, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa.
“Ndaj shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv nga njëri front”, shtoi në fund “gardiani” i skuadrës kurbinase. Për Selmanin do të hapen dyer të reja nëse Laçi do të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Portieri i ekipit kurbinas shihet me të ardhme dhe është nga pikat më të forta të Laçit në këtë sezon.