AlbanianSport.com 14.01.2016 19:05
ASNN – Presidenti i Laçit, Laska beson se ekipi i tij do të ketë sukses këtë vit, edhe pas ndryshimit të trajnerit. Në fakt, diçka e rrallë ka ndodhur tek Laçi, së fundmi. Trajneri Armando Cungu është larguar dhe është kthyer sërish Stavri Nica.
Në një nga klubet më të sigurt në Shqipëri për karrierën e një njeriu të stolit, kjo ngjau pas vendimit të Cungut për të shkuar tek Vllaznia, dhe presidenti Laska nuk pret të ndikojë për keq.
Faza e parë, ndryshe nga tradita e viteve të fundit, Laçi nuk ka qenë pranë zonës evropiane. Për një klub pa shumë traditë, që nuk është as Tirana, as Partizani, as Skënderbeu, qëndrueshmëria ka qenë e admirueshme.
Cili është sekreti i Laçit? Përveç korrektesës dhe kujdesit në shpenzime, faktor për suksesin ka qenë durimi me trajnerët. Sidoqoftë, skuadra kurbinase, fituese e Kupës së Shqipërisë dhe e Superkupës, nuk do ta ketë të lehtë këtë edicion.
Duhet të bëjë një fazë të dytë shumë të mirë që të ruajë traditën për të qenë në Ligën e Evropës.