AlbanianSport.com 07.08.2015 22:15
ASNN – Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u ka bërë thirrje futbolistëve që të kenë kujdes me dëmtimet, pasi kurbinasit për finalen e Superkupës me Skënderbeun nuk do të kenë Cetkoviçin dhe as Zefin. “Situata në skuadër nuk është ndër më të mirat”, – ka thënë shkodrani i stolit laçjan.
“Me kontingjentin që kam nuk ndihem i qetë, edhe pse prej lojtarëve ka përkushtim në stërvitje, – ka vijuar ai. – Disa lojtarë kanë qëndruar pushim dhe për shkak të dëmtimeve,
apo shqetësimeve që kanë pasur në periudhën përgatitore. Ne do të bëjmë më të mirën në stërvitje.”
“Por duhet që të ruhen dhe në miqësoren me Peristerin të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet tona, – ka shtuar Cungu. – Pra të ruhen nga dëmtimet.” Sakaq në Strugë me
kurbinasit janë bashkuar dhe drejtuesit e skuadrës, duke synuar ta motivojnë atë për sfidën e 12 gushtit 2015.