AlbanianSport.com 13.10.2016 17:40
ASNN – Ka qenë një fitore e pastër në fushë të huaj ajo e sotmja për Partizanin, pasi Ekubani i vetëm e ka mundur Laçin. Kështu, Partizani rikthehet tek fitorja në kampionat dhe këtë e arrin në fushën e vështirë të Laçit, ku ka triumfuar me rezultatin 0-2. Kësisoj, e ka rifilluar aventurën si trajner i të kuqve me sukses Sulejman Starova, i cili me këtë rezultat rikthen qetësin në mjedisin e kryeqytetasve.
Ekuban në fundin e pjesë së parë dhe sërish ai në pjesën e dytë me këtë dygolësh i ka siguruar këtë 3 pikësh të rëndësishëm Partizanit që mbetet në këtë javë në të njëjtin hap me Skënderbeun kryesues dhe rikthehet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, 7 më pak se kampionët, pas 6 javësh kampionat. Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e parafundit me 3 pikë po në kaq javë.
Zëvendësimi i trajnerit Marcelo Troizi me Ramadan Ndreun nuk ka dhënë rezultat për kurbinasit në këtë ndeshje. Ndërkohë, të mërkurën, Skënderbeu ka patur nevojë për disa sekonda shtesë përtej 4 minutave shtesë të dhënë të mërkurën në ndeshjen me Teutën, për të gjetur fitoren e 6-të në po aq ndeshje dhe për të thelluar kryesimin në renditjen e Kategorisë Superiore.
Ndeshja e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte e vlefshme për javën e 6-të. Vetëm në sekondat e para të minutës së 5-të shtesë, teksa ishin dhënë 4 të tilla, Skënderbeu ka gjetur golin e fitores që e shkëput edhe më tepër në krye të renditjes.
Korçarët tanimë kanë 18 pikë, 8 më tepër sesa Kukësi i vendit të dytë, që u ndal në një barazim 1-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, dhe Tirana e vendit të 3-të, që fitoi në fund në sfidën e luajtur në kryeqytet përballë Korabit. Takimi i luajtur pasdreke midis Luftëtarit dhe Vllaznisë, është mbyllur në barazim 1-1.