Laçi / Nica, kushtrim lojtarëve: Zgjohuni, tanimë nuk të fal askush!

Share Button

Stavri-Nica-me-xhup

AlbanianSport.com 25.02.2016 09:35

ASNN – Laçi vijon përgatitjet për sfidën e radhës me Vllazninë. Kurbinasit janë stërvitur dje në Kamzë, ku kanë zhvilluar një seancë të karakterizuar nga ushtrime të ndryshme tekniko-taktike dhe në fund ka pasur edhe një lojë brenda grupit. Pas kësaj seance, trajneri Stavri Nica, në një bisedë për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, është shprehur se skuadra u paraqit dobët në ndeshjen me Bylisin, ndërsa thekson se Laçi duhet të jetë më agresiv në fazën sulmuese, sidomos nga krahët.

Gjatë prononcimit të tij, ai kërkon që skuadra të zgjohet dhe të japë më të mirën në ndeshjet në vijim. “Jemi të zhgënjyer nga humbja e fundit me Bylisin, për shkak se ekipi nuk prodhoi lojë, sidomos në fazën sulmuese, – ka thënë ai. – Kemi probleme me krahët, pasi duhet që edhe mbrojtësit e krahut të ndihmojnë në fazën sulmuese dhe, së bashku me mesfushorët e linjave, që gjithashtu duhet të bëjnë më tepër, të arrijmë të sulmojmë me forca të shumta përpara.”

“Pra na duhet agresivitet në fazën sulmuese për të shkuar te goli dhe ky agresivitet po i mungon skuadrës, – ka theksuar trajneri i kurbinasve. – Me pak fjalë, duhet të punojmë fort dhe të gjithë lojtarët të marrin përgjegjësi, në të kundërt edhe klubi merr masa. Tashmë duhet që të gjithë të reagojnë, të gjejnë motivimin e duhur për të bërë përpara. Siç po shihet, kampionati çdo ditë e më shumë po vështirësohet dhe në asnjë ndeshje nuk ka gjë të garantuar, ndaj duhet mobilizim maksimal nga të gjithë, nëse nuk duam të ndërlikojmë situatën.”

“Fundjava na sjell një përballje tjetër të vështirë, siç është ajo me Vllazninë, që do të jetë tepër e motivuar për të marrë maksimumin e pikëve. Për këtë duhet që të gjithë lojtarët të zgjohen, të punojnë fort në stërvitje për të qenë gati për ndeshjen e radhës”, – ka përfunduar trajneri i Laçit, Stavri Nica.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh