AlbanianSport.com 22.04.2015 17:35
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, pritet të zgjidhë sot pasdite enigma e finales, pasi të 4 skuadrat luajnë shanset e tyre. Në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, Tirana dhe Laçi ishin ndarë në barazim pa gola në takimin e para dy javëve. Në të tilla kushte gjithçka mbetej për t’u zgjidhur sot, në ndeshjen e kthimit, e cila u luajt në Stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 15:30 dhe pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Por vlen të theksohet se Tirana mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 17-të, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Ndikumanës. Në pjesën e dytë, është nigeriani Xhejms ai që do të gjejë rrugën e rrjetës për laçjanët, të cilët fitojnë minimalisht, por mjaftueshëm për siguruar finalen. Ndërkohë, Pero Pejiç, shënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 24 gola, i ka dhënë Kukësit fitoren në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, teksa goli i tij ka vlejtur i çon verilindorët me një epërsi minimale në ndeshjen e kthimit ndaj kampionëve në fuqi. Kjo ndeshje do të luhet në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke nisur nga ora 17:30. Ajo që i bënte më intriguese këto gjysmëfinale, është fakti se 4 skuadrat gjysmëfinaliste janë midis 5 vendeve të para të renditjes së Kategorisë Superiore, ndërsa Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana janë përfshirë në një betejë të ethshme për titullin “kampion”.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet:
Ndeshjet e kthimit:
(22 prill 2015)
Të mërkurën:
Laçi – Tirana 1-0 (0-0)
Shënues: Xhejms 61’
Stadiumi i Laçit
Skënderbeu – Kukësi ora 17:30 (0-1)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë